Jashari: 10.640.022 euro për komunat shqiptare

Дата на објава: 
10 Ноември 2015

Më shumë se 10 milion euro janë investuar në bujqësi gjatë dy viteve në vendbanimet shqiptare në Maqedoni për rregullimin e infrastrukturës dhe projekteve tjera jetike për banorët shqiptar konform Programit për zhvillim rural të vitit 2014 dhe 2015. Këtë e ka bërë të ditur sekretari shtetëror në Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Besir Jashari gjatë takimit me kryetarët e komunave shqiptare në Tearcë.

 

Sipas tij këtij këto projekte ndihmojn që vendbanimet shqiptare të modernizohen me rrugë të reja si dhe të sigurohet ujë i pijshëm dhe system për ujrat e zeza.

Sipas sekretarit shtetëror Besir Jashari, në kuadër të Programit për zhvillim rural,nëpër vendbanimet shqiptare janë investuar gjithsej 10.640.022 euro, ndërsa shfrytëzues dhe realizues të këtyre projekteve janë: Komunat e Likovës, Haraçinës, Sarajit, Zhelinës, Tetovës, Bërvenicës, Tearcës, Jegunovcës, Bogovinës, Vrapçishtit, Komuna e Kërçovës, Pllasnicës, Dollnenit, Dibrës, Strugës dhe komuna tjera si dhe Qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut.

Në mesin e projekteve të realizuara radhiten:

  • ndërtim i rrugëve lokale – gjithsej 16 projekte,
  • rikonstruim i rrugëve – 5 projekte,
  • lidhje në mes fshatrave – 4 projekte,
  • kanalizim -1 projekt,
  • ujësjellës – 1 projekt,
  • ndërtim të rrugëve nëpër fshatra – 5 projekte,
  • rrugë që lidh fshatin me qytetin – 1 projekt, dhe
  • 32 plane urbanistike për 32 fshatra shqiptare.

Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për bujqit dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni prej Kumanovës e deri në Strugë, pa përjashtuar shqiptarët e Velesit, Prilepit dhe Krueshevës është permanente e cila do të vazhdon edhe në të ardhmen.