Дата на објава:
3 Јули 2018Banka Botërore është duke përgatitur një strategji të re për partneritet me Maqedoninë, në të cilën bujqësia është në vendin e lartë në listën e sektorëve prioritare. Kjo ishte tema e takimit të sotëm të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski me Drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë , Marko Mantovanelli.
Pas disa viteve Banka Botërore ka emëruar një person përgjegjës për zyrën e Bujqësisë në Shkup, i cili javën e ardhshme së bashku me MBPEU do të punojnë në analizën e prioriteteve, që mund të mbështesin financiarisht periudhën e ardhshme. Znj. Silvia Mauri emërohet si personi përgjegjës për bujqësinë në zyrën e Bankës Botërore.
Në mbledhje Ministri Nikollovski informoi përfaqësuesit e Bankës Botrore për reformat aktuale dhe të ardhshme që do ti zbatohjë MBPEU në politikën e tokës. Shfrytëzimi i fondeve të Programës IPARD, investimet kapitale në infrastrukturën e menaxhimit të ujit, transformimi i sektorit të pylltarisë, trajtimin e ndryshimit të klimës dhe reforma në sistemin këshillimor.
Theks i veçantë është vënë në krijimin e kushteve për organizimin e prodhim të kontraktuar, për të përmirësuar cilësinë dhe standardet dhe strategjinw për eksportin e produkteve bujqësore dhe ushqimore të Maqedonisë.
Banka Botërore theksoi se në këtë fushë ata kanë ekspertizën dhe mundësinë për të siguruar fonde për investime në qendrat e blerjes dhe shpërndarjes.
Ndër të tjera, javën e ardhshme Banka Botërore do të nënshkruajë marrëveshjen me Bashkimin Evropian, për zbatimin e analizës funksionale në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, nga e cila duhet të dalin drejtimet e ardhshme për funksionimin sistematik të Ministrisë si një institucion, me qëllim që të sigurojë me kohë dhe shërbime cilësore dhe informacion për qytetarët.