Date of publication:
16 December 2013Vizita u realizua me ftesë të homologut nga Maqedonia, Lupço Dimovski. Dy ministrat kanë pasur një takim bilateral në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy shteteve, duke vënë theksin tek mbrojtja e troftës së Ohrit. Ata janë dakorduar që të rrisin masat dhe kontrollet për mbrojtjen e kësaj specie të rrezikuar. Në takim janë diskutuar edhe nismat për ruajtjen e biodiversitetit të Liqenit të Prespës.
Ministri shqiptar është shprehur i kënaqur me atmosferën konstruktive të bisedimeve. Ai ka deklaruar se Shqipëria do të ndjekë shembullin e Maqedonisë për subvencionimin e bujqësisë.
“Jemi të interesuar për përvojat tuaja lidhur me subvencionimin. Kjo është dhe një nga arsyet përse kemi ardhur, të mësojmë nga ju rreth krijimit të politikave të përkrahjes financiare dhe këtë model ta aplikojnë edhe në Shqipëri”, ka deklaruar Panariti.