Новости

Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë, Edmond Panariti ka qëndruar për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Date of publication: 
16 December 2013
 Димовски Панарити.jpg

Vizita u realizua me ftesë të homologut nga Maqedonia, Lupço Dimovski. Dy ministrat kanë pasur një takim bilateral në hapësirat e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy shteteve, duke vënë theksin tek mbrojtja e troftës së Ohrit. Ata janë dakorduar që të rrisin masat dhe kontrollet për mbrojtjen e kësaj specie të rrezikuar. Në takim janë diskutuar edhe nismat për ruajtjen e biodiversitetit të Liqenit të Prespës. 
Ministri shqiptar është shprehur i kënaqur me atmosferën konstruktive të bisedimeve. Ai ka deklaruar se Shqipëria do të ndjekë shembullin e Maqedonisë për subvencionimin e bujqësisë. 
“Jemi të interesuar për përvojat tuaja lidhur me subvencionimin. Kjo është dhe një nga arsyet përse kemi ardhur, të mësojmë nga ju rreth krijimit të politikave të përkrahjes financiare dhe këtë model ta aplikojnë edhe në Shqipëri”, ka deklaruar Panariti.


Panariti, takim me homologun në Shkup, pritet në Tiranë delegacioni i biznesmenëve maqedonas
Date of publication: 
8 October 2013

Përmes forcimit të bashkëpunimit në bujqësi, Maqedonia dhe Shqipëria shohin mundësi të mirë për të rritur shkëmbimin tregtar mes dy vendeve. Ministri shqiptar i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka takuar të hënën në Shkup homologun maqedonas Lupço Dimovski, me të cilin ka rënë dakord që përveç thellimit të bashkëpunimit institucional, të nxisin edhe komunitetin e biznesit që të intensifikojë kontaktet për t’i hapur rrugë rritjes së shkëmbimit të produkteve bujqësore. “Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë aktualisht është shumë i vogël dhe shkon deri në 100 milionë euro në vit. Sa u përket produkteve bujqësore, shkëmbimi ka qenë shumë i ulët. Ne duam ta intensifikojmë këtë bashkëpunim. Së shpejti, një delegacion i biznesmenëve maqedonas do të vizitojë Tiranën për të vendosur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kompanitë e Shqipërisë, për një prani më të madhe të prodhimeve bujqësore nga Maqedonia në tregun e Shqipërisë dhe anasjelltas”, deklaroi Dimovski. Nga ana e tij, ministri shqiptar, intensifikimin e bashkëpunimit në bujqësi e sheh si shumë të rëndësishëm, pasi sipas tij sjell efekte pozitive në zhvillimin e ekonomive të të dyja vendeve.

“Ndajmë me ju të njëjtat pikëpamje që ne duhet ta konsiderojmë tregun si një treg të përbashkët, ku secili vend padyshim përmes avantazheve të krahasuara dhe konkurruese që disponon të mund të luajë rolin që i takon në këtë treg të përbashkët, që është më i madh se sa tregu i vakant i secilit prej vendeve tona. Duke pasur një përqasje të këtillë, ne mendojmë që do të ecim në rrugën që duhet për zhvillimin e ekonomive tona për zhvillimin e bujqësisë”, tha Panariti. Dy ministrat kanë paralajmëruar forcimin e bashkëpunimit edhe sa i përket ruajtjes së parametrave ekologjikë dhe të biodiversitetit në liqenin e Ohrit dhe Prespës.


Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe e Ekonomisë së Ujërave e Republikës së Maqedonisë siguroi përkrahje financiare për pjesëma
Date of publication: 
15 January 2013
slika_vino.jpg

Organizimi i stendës dhe pjesëmarrja e kompanive, ashtu siç kumtoi Ministria dikasteriale, është konform programit për përkrahje të eksportit të prodhimeve të Maqedonisë, e në bashkëpunim me Odën ekonomike Maqedoni-Rusi.

-Ky vendim është në bazë të kërkesës së kompanive, sipas të cilave veçmë pas vitit të parë janë ndier rezultate konkrete në kuptim të marrëveshjeve të nënshkruara me partnerë rusë. Në vitin 2012 panairi ishte vizituar nga 94.634 persona. Në panairin kishte 1.407 ekspozues, prej të cilëve 704 ndërkombëtare dhe 64 stenda kombëtare, thuhet në kumtesë.

Këtë vit në panair në stendën kombëtare të Republikës së Maqedonisë marrin pjesë verëtaritë "Tikvesh"  nga Kavadari, "Stobi" nga Gradsko, "Dalvina" nga Strumica, dhe "Shato Kamnik", "Vinar" dhe "Skovin" nga Shkupi.

Panairi "PRODEKSPO" është një nga panairet më të mëdha në Federatën Ruse në njëzet vitet e fundit. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dy vite me rradhë e përkrah pjesëmarjen e panairit me stendë kombëtare.

Panairi i parë në të cilën u paraqitën firma nga Maqedonia me përkrahje nga Ministria e Bujqësisë ishte panairi për pemë dhe perime të freskëta "FRUTLOGJISTIKA", i cili u mbajt prej datës 6 deri më datën 8 të këtij muaji në Berlin.


"MBIKËQYRJA MBI NDARJEN E SUBVENCIONEVE BUJQËSORE" - DEBAT
Date of publication: 
15 November 2012

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 17-të, më 15 nëntor 2012, mbajti vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës me temë "Mbikëqyrja mbi ndarjen e subvencioneve bujqësore".

Në debatin ishin të pranishëm deputetët nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z.Ljupço Dimovski, përfaqësues nga Zyrat e NDI-së nga Shkupi, Uashingtoni, Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësues nga Zyra e Ag-Biz USAID nga Shkupi.

Fjalim hyrës mbajti kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, znj.Lençe Nikollovska, e cila shkurtimisht sqaroi qëllimin e debatit mbikëqyrës në pajtim me rregullat ligjore në Republikën e Maqedonisë.

Në debatin mbikëqyrës në rolin e dëshmitarëve, dëshmi gojore dhanë pjesëmarrësit në vijim: z.Bllagoja Dunimaglloski, inspektor nga Inspektorati Shtetëror për Bujqësi nga Prilepi; z.Mexhit Amiti, kryetar i Shoqatës Rajonale për Ruajtjen e Dhenve; z.Veljo Tantarov, kryetar i Lidhjes së Bujqve të Republikës së Maqedonisë; z.Risto Velkov, kryetar i Lidhjes së Sindikatës së Prodhimeve Bujqësore; znj.Monika Veleska, kryetare e Sindikatës së Pavarur të Bujqve të Maqedonisë; z. Eftim Shaklev, kryetar i Asociacionit të Bujqve; z.Tomisllav Trajkovski, Ekonomia Bujqësore Fakultative Trubarevë; z.Danço Millevski, kryetar i Lidhjes së Shoqatës së kultivuesve të duhanit nga Prilepi; z.Nikolla Stamenov, kryetar i Shoqatës së kultivuesve të duhanit "Zhollto Zllato (Ari i Verdhë)", Strumicë; znj.Vita Huzijan, drejtoreshë e TPTU Bodrum-Vallandavë; z.Jovan Dabevski, drejtor i Qumështores Zdravje Radovo dhe z.Ognen Orovçanec, drejtor i Agrounionit nga Shkupi.


Syndicate content