Новости

Me nënshkrimin e një marrëveshje kolektive për kushte më të mira pune dhe paga më të larta
Date of publication: 
29 May 2018

Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, u mbajt sot një takim me përfaqësuesit e Policisë Pyjore. Në takim u diskutua për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive, dhe u ra dakord të formohet një grup punues për të përgatitur një Marrëveshje Kolektive, që do të kontribuonte në efikasitetin më të lartë të Policisë Pyjore, dhe rritjen e pagave të të punësuarve në Policinë Pyjore.
Grupi i Punës do të përfshijë përfaqësues të Unionit të Pavarur të Policisë, Unionin UPOZ, si dhe përfaqësues nga MBPEU. Dokumenti që do të dalë do të nënshkruhet nga të dyja palët.
Në mbledhjen e sotme u hap pyetja për kushtet teknike dhe materiale për punën e Policisë Pyjore. Në këtë drejtim është duke u zbatuar një procedurë për sigurimin e fondeve për blerjen e uniformave për policinë pyjore, dhe është duke u përgatitur një tender prej 1 milion denarë, për rregullimin e brendshëm të objekteve në stacionet e policisë pyjore ë shtë në fazën e përgatitjes.
Në të njëjtën kohë, MBPEU siguroi 60 kompjuterë personalë për stacionet e policisë së pyjeve, dhe siguron jelek për të punësuaritit në Policinë Pyjore.


Do të ketë shpallje publike për ndarjen e tokës bujqësore për blegtorët
Date of publication: 
4 July 2018

Qeveria në seancën e djeshme solli vendim për shpalljen e dhënies me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetë rore në mbi 3 hektarë, të destinuara për prodhimin e ushqimit të blegtorisë . Sipas planit, sipërfaqja e përgjithshme që do t'i nënshtrohet shpalljes publike është 517 hektarë, në rajonet e mëposhtme në Republikën e Maqedonisë:
Berovë, Veles, Gostivar, Dibër, Kumanovë, Kavadar, Negotinë, Sveti Nikollë, Strumicë, Shtip dhe Kriva Pallankë. Periudha e qirasë është në kohëzgjatje prej 15 vjetësh.
Këtë javë njoftimi publik pritet të publikohet në Gazetën Zyrtare dhe në tre gazeta ditore, pas së cilës të gjitha palët e interesuara do të jenë në gjendje të konkurrojnë. Personat fizik të vendit dhe personat juridik dhe personat juridikë të huaj kanë të drejtë të marrin pjesë në shpalljen publike. Individët duhet të jenë të regjistruar në aktivitetet bujqësore, ndërsa subjektet juridike të huaja kanë të drejtë të marrin pjesë në shpalljen publike nëse kanë regjistruar degë në Republikën e Maqedonisë.


Nikollovski: Asnjë vonesë në blerjen e shalqirit dhe produkteve të tjera bujqësore, MBPEU është duke monitoruar situatën
Date of publication: 
5 July 2018

Ekipet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë vazhdimisht në terren dhe po e monitorojnë blerjen e shalqirit, theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski. Ministri Nikollovski theksoi se çdo ditë blehen rreth 500 tonë shalqi, dhe nëse konsiderohet e nevojshme, Qeveria do të marrë masat e duhura, siç ishte rasti me domatet. Pastaj ministri kujtoi se me qëllim për të stabilizuar tregun dhe për të zbutur tronditjen e çmimeve të vitit të kaluar, MBPEU ka futur subvencione shtesë prej 2 denarë për kilogram shalqi, dhe 6 denarë për kilogram të pjeshkës, masat shtesë për grurin, si dhe pë rrrushin.
Këtë vit, rritja e subvencionit për domatet e paraqitura nga 3 deri në 7 denarë për kilogram, dhe është arritur një marrëveshje, tepricën e patateve ta blejnë kapacitetet e përpunimit, me qëllim për të stabilizuar blerjen.
"Qeveria dhe MBPU monitorojnë situatën në terren, nuk ka vonesë në blerje, 500 tonë shalqi po blehen çdo ditë. Në momentin që do të vlerësohet për çdo kulture, duke bashkangjitur edhe shalqirin, qeveria në kohë do të reagojë dhe do të marrë masat, sikurse reagoi dhe për domatet, për të cilat u rriten subvencionet, duke rezultuar stabilizimin e blerjes dhe rritjen e çmimit.
Paralelisht me masat e ndërhyrjes, MBPU gjithashtu po punon intensivisht në marrjen e masave që presim në afat të gjatë të borxhit për ti zgjidhur problemet me blerjen, "tha ministri Nikollovski.


Me formimin e Grupeve Lokale të Veprimit, deri tek përfitimet direkte Ekonomike, për fermerët në Republikën e Maqedonisë
Date of publication: 
31 May 2018

Sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mbajti konferencën përfundimtare për projektin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë për qasje LIDER në Maqedoni.
LEADER, qasja dhe funksionimi efikas i Grupeve Lokale të Veprimit (GLV) u realizuan me sukses në Maqedoni për herë të parë.
Si rezultat i bashkëpunimit me Ministrinë e Sllovenisë sot kemi 13 grupe të regjistruar lokale të veprimit, të cilat do të marrin mbështetje financiare dhe institucionale nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Për këtë qëllim, me Programin e Zhvillimit Rural 2018 janë paraparë 10 milion denarë. Mbështetja e tillë financiare dhe institucionale do të vazhdojë deri në akreditimin e masës LEADER përmes Programit IPARD.
GLV-të janë një formë e partneritetit publiko-privat që përfshin fermerët, shoqatat bujqësore, komunitetin e biznesit dhe vetëqeverisjet lokale. Në këtë mënyrë fermerët dhe popullsisë rurale do të kenë mundësinë për ti treguar drejtpërdrejt kërkesat dhe nevojat e tyre në drejtim të zhvillimit të zonave rurale, jo vetëm në aspektin e bujqësisë, por edhe nga aspekti i përmirësimit të infrastrukturës rurale, zhvillim rural turizmit dhe përmirësimit të mjedisit.
Me themelimin e GLV në bujqësi gjithashtu hapen mundësi të shumta për etiketimin dhe promovimin e prodhimeve bujqwsore vendase maqedonase. Kjo do të rrisë dukshmërinë e prodhimeve të Maqedonisë për blerësit vendas dhe të huaj, i cili është një përfitim i drejtpërdrejtë ekonomik për prodhuesit maqedonas të produkteve bujqësore.


Banka Botërore po përgatit një strategji të re për partneritet me Republikën e Maqedonisë, bujqësia është një prioritet
Date of publication: 
3 July 2018

Banka Botërore është duke përgatitur një strategji të re për partneritet me Maqedoninë, në të cilën bujqësia është në vendin e lartë në listën e sektorëve prioritare. Kjo ishte tema e takimit të sotëm të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski me Drejtorin e Bankës Botërore për Maqedoninë , Marko Mantovanelli.
Pas disa viteve Banka Botërore ka emëruar një person përgjegjës për zyrën e Bujqësisë në Shkup, i cili javën e ardhshme së bashku me MBPEU do të punojnë në analizën e prioriteteve, që mund të mbështesin financiarisht periudhën e ardhshme. Znj. Silvia Mauri emërohet si personi përgjegjës për bujqësinë në zyrën e Bankës Botërore.
Në mbledhje Ministri Nikollovski informoi përfaqësuesit e Bankës Botrore për reformat aktuale dhe të ardhshme që do ti zbatohjë MBPEU në politikën e tokës. Shfrytëzimi i fondeve të Programës IPARD, investimet kapitale në infrastrukturën e menaxhimit të ujit, transformimi i sektorit të pylltarisë, trajtimin e ndryshimit të klimës dhe reforma në sistemin këshillimor.
Theks i veçantë është vënë në krijimin e kushteve për organizimin e prodhim të kontraktuar, për të përmirësuar cilësinë dhe standardet dhe strategjinw për eksportin e produkteve bujqësore dhe ushqimore të Maqedonisë.
Banka Botërore theksoi se në këtë fushë ata kanë ekspertizën dhe mundësinë për të siguruar fonde për investime në qendrat e blerjes dhe shpërndarjes.


Syndicate content